Berisha deklaratë nga oborri i PD-së: Basha mbushi selinë me kriminelë e ktheu në parti burg

Ish Kryeministri Sali Berisha shkoi drejt selisë së PD-së i shoqëruar edhe nga Komisioni I Rithemelimit të PD-së.

Nga oborri i PD-se akuzoi Bashën se ktheu selinë në parti burg.

"Shqiptarët po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si romani i Franc Kafkës, skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga akte të turpshme në akte të tjera të turpshme që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral e politik dhe qytetar.

A mundet kush të imagjinonte se një ish lider I ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin në parti burg dhe bllokimin e hyrjes në këtë seli të deputetëve dhe mbushjen me kriminelë keqbërës që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish, trafiqe kriminale e akte seriale gjer tek ekstremizmat e dënueshme"

Berisha i bëri thirrje demokratëve të bashkohen nesër për të marrë selinë PD dhe shndërruar në shtëpi lirie. 

 


Berisha deklaratë nga oborri i PD-së: Basha mbushi selinë me

Berisha deklaratë nga oborri i PD-së: Basha mbushi selinë me