Policia në gatishmëri për mbrojtjen e selisë blu, 1000 forca të angazhuara, agjentë civilë do infiltrohen mes protestuesve

Të paktën 1 mijë forca policie do të angazhohen në selinë blu ditën e nesërme, 7 janar 2022. Sipas burimeve, disa prej forcave do të pozicionohen brenda xhamisë dhe në afërsi të parlamentit. Në fokus për uniformave blu do të jënë personat me precedent penal.

Policia e Shtetit ka gati planin e masave për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike, e cila do të mbahet në orën 12:00 pranë selisë blu.

Në këtë tubim të paktën 1000 forca të reparteve të ndryshme do të jenë të angazhuara, ku një pjesë e madhe e tyre do të pozicionohen brenda xhamisë si dhe te parlamenti.

Po ashtu disa forca policisë do të qëndrojnë në gadishmëri edhe nga hyrja e kalasë së Tiranës deri te kisha katolike.

Po ashtu si mundësi depërtimi në selinë e PD-së policia ka menduar hyrjen djathtas godinës, e cila përkon më derën e parlamentit.

Për këtë arsye teli më gjemba, i cili ishte instaluar prej kohësh është hequr, duke i lënë vendin vetëm derës së hekurt.

Sipas burimeve, agjentët civilë do të shpërndahen në turmën e prostestuesve, të cilët do të dokumentojnë çdo veprim të personave pjesëmarrës në këtë tubim.

Po ashtu rreth orës 11:00 disa akse pritet që të blllokohen.

Burimet thonë se zonë nga ish-hotel Dajti deri te rruga e Elbasanit do të jetë e lirë për protestuesit, e ndërsa në varësi të lëvizjes së turmës do të kenë edhe masa përkatëse.

Postoblloqet e policisë do të qëndrojnë edhe gjatë fillimit të protestës.

Nën lupën e uniformave blu janë personat të cilët më herët janë bërë pjesë e levizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha por edhe ato të tjerë të cilët kanë informacione operative për aktivitetin e tyre.