Shqipëria në sytë e afganëve, refugjatët e luftës hapin ekspozitë në Lezhë për të falenderuar shqiptarët

Përmes një ekspozite mjaft të veçantë me fotografi nga vendi ynë, afganët e strehuar në Shëngjin kanë falënderuar vendin tonë për mikpritjen! Afganët po i kalojnë ditët mes diellit, detit dhe punës  online ndërkohë që thonë se janë në pritje për tu larguar drejt SHBA-ve ose Kanadasë për qëndrim të përhershëm atje.

“Shqipëria nga sytë e mi” është ekspozita e veçantë që është hapur në Lezhë.

Autorët e këtyre fotografive janë qytetarët afganë që u strehuan në Shëngjin pasi vendi i tyre ra në duart e Talibanëve.

Thonë se qëllimi i ekspozitës nuk është vetëm pasioni për fotografinë, por edhe një falënderim për shqiptarët.

"Me anë të kësaj ekspozite ne duam të falenderojmë shqiptarët për mikpritjen e tyre. Nuk mund ta harrojmë asnjëherë atë që Shqiptaria bëri për ne pasi ishte vendi i parë që na pranoi duke na strehuar në situatën në të cilën u gjendëm."

"Për mendimin tim Shqipëria është një vend fantastik, me njerëz të mrekullueshëm të cilët punojnë së bashku dhe kjo është gjëja më e rëndësishme që më ka bërë përshtypje."

Por afganët e strehuar në Shëngjin kohën nuk po e kalojnë vetëm me foto, të tjerë kujdesen që të informojnë bashkëkombësit e tyre përmes medieve të pavarura.

"Vij nga Afganistani, kam punuar si asistent profesor atje, ndërsa kur talibanët morën Kabulin e braktisa vendin. Ne e kalojmë ditën duke bërë aktivitete të ndryshme, unë merrem me website-n tim të lajmeve."

Të tjerë po shfrytëzojnë diellin për të bërë plazh, ndërsa Pavarësisht se e pëlqejnë Shqipërinë, synimi i tyre janë Shtetet e Bashkuara ose Kanadaja.

"Unë erdha këtu më 30 tetor 2021 nga Kabuli. Presim të mbarojë procedura e vizës që të ikim në Amerikë."

"Ne ishim në rrezik atje dhe erdhëm këtu. Këtu është ndryshe, jemi shumë të lumtur pavarësisht se nuk e kemi shumë të qartë procedurën presim që të ikim në Amerikë ose Kanada."

Një pjesë e afganëve tanimë janë pajisur me vize Amerikanë apo Kanadeze dhe kanë nisur duke ikur nga Shqipëria.

Shqipëria në sytë e afganëve, refugjatët e luftës

Shqipëria në sytë e afganëve, refugjatët e luftës