Atentati tek "Don Bosko" Policia mësyn banesën e Edmond Crroj dhe dy vëllezërve
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur pasditen e 4 janarit 2022 në rrugën “Don Bosko” në Tiranë ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagos 4 të tjerë
Burime për Ora News bëjnë me dije se policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Edmond Crroj në Maminas.
Ai është daja i viktimës, një nga 4 personat që mbetën të plagosur dhe dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit.
Mësohet se kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e viktimës dhe vëllait të tij, Blerim Çela dhe në 2 bizneset në pronësi të tyre shumë pranë vendit të ngjarjes.
Ndërkohë autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me policinë e italine për të mësuar më shumë për Edmond Crroj, raporton Ora News. Ai banon në shtetin italian dhe ndodhej në Shqipëri për festat e fundvitit.
Kamerat e sigurisë gjithashtu po kqyren por autorët duket që janë treguar të kujdesshëm për të mos u identifikuar. Gjithashtu po verifikohen dhe telefonatat që janë bërë ditën e atentatit.
Precedentët penalë të 41 vjeçarit Edmond Crroj në të kaluarën po hetohen si pistë kryesore lidhur me shkakun e atentatit me armë që la pas 1 viktimë dhe 4 të plagosur në rrugën "Don Bosko" në Tiranë pasditen e 4 janarit 2022.


