"Jam burgosur për të të bërë ty kryeministër", anëtari i FRPD Bashës: Je mbyllur si qeni në kafaz

Anëtari i kryesisë së forumit rinor dhe kryetari i FRPD së degës Mamurras nga selia e PD-se i kujtoi Lulzim Bashës se është burgosur në protestat e 2019-ës për ta bërë Bashën kryeministër. Ditën e sotme, dyert e selisë kanë qenë të mbyllura dhe asnjë nga anëtarët e FRPD-së nuk u lejua të hyntë në seli.

"Ju ftoj të dëgjoni fjalën e një krimineli, i cili u shpall i tillë nga regjimi i Edi Ramës në protestat e 2019. Unë sot dua t'i them Lulzim Bashës që për shkakun tënd unë jam burgosur. Për  të të bërë ty kryeministër unë jam burgosur, sepse ato protesta aty ishin për të të bërë ty kryeministër.

Si unë janë edhe 3300 qytetarë të ndershëm të partisë të cilët janë kriminelë sepse kanë qenë në burg, janë arrestuar, janë proceduar për shkakun tënd Lulzim Basha, për të të bërë ty kryeministër.

Poll

Je mbyllur aty si qeni që mbyllet në kafaz. PD nuk mund të mbyllet me hekura, ne nuk jemi kriminelë, ne e duam PD të çliruar. PD nuk duhet të ketë as dyer, as dritare sepse është simbol i lirisë. Në datën 8 do çlirojmë selinë nga ty."