Basha s'i hap derën as zëvendës ambasadorit amerikan, hyn nga ajo dytësore

Si për t'i dhënë mbështetje sot në selinë blu ishte zëvendës ambasadori amerikan, Demian Smith, i cili zhvilloi një takim më shumë se 60 minuta me Lulzim Bashës. Selinë Blu e vizituan sërish pjesëtarë dhe mbështetës të rithemelimit, por sërish dyert i gjetën të mbyllura, e ato nuk u hapen asnjë moment për ta.

Situata në Partinë Demokratike,  vijon te jetë aspak normale ndërsa dyer qëndrojnë të mbyllura.

Lulzim Basha dhe gjithkush tjetër që ka punë në seli sot u futen nga dera dytësore.

Po nga kjo derë hyri edhe zëvendës ambasadori Amerikan, Demian Smith, i cili qëndroi rreth 60 minuta në takim me Lulzim Bashës. 

Sikurse Basha edhe Smith, i shmangën prononcimet për mediet, ndërsa mësohet se tema kryesore e takimit ka qenë situata brenda PD-së, pa lënë jashtë vëmendje edhe protestën e thirrur nga Komisioni i  Rithemelimit të Partisë Demokratike. 

Kjo vizitë jep mesazhin se shtete e bashkuara kryetar legjitimit të opozitës njohin Lulzim Bashës, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, se tashmë demokratët atë e kanë shkarkuar.

Takimi erdhi një ditë pasi Luzlim Bashës, i përfundoi afati i vendosur nga Komisioni i Rithemelimit,  për të dorëzuar zyrat dhe vetëm dy dit para protestës për marrjen e godinës.  

Por zhvillimet nuk ishin vetëm këto. Selinë Blu e vizituan sërish pjesëtarë dhe mbështetës të rithemelimit, por sërish dyert I gjetën të mbyllura, e ato nuk u hapen asnjë moment për ta.

"Të gjejë dikush një të mirë [publike, një interes të qytetarëve të këtij vendi, demokratëve që opozita të kthehet në bunker, në burg. Nuk i shërben askujt tjetër përveçse Lulzim Bashës që të mbajë karrigen e tij dhe Edi Ramës," tha Bumçi.

Teksa  selia vizitohej nga ‘Rithemeluesit”, Lulzim Basha, nuk ishte në zyrën e tij por vetëm pak metra me larg  në kafe me gazetarë dhe bashkëpunëtorë të tij në selinë blu.

Poll

Basha s'i hap derën as zëvendës ambasadorit amerikan, hyn

Basha s'i hap derën as zëvendës ambasadorit amerikan, hyn

Basha s'i hap derën as zëvendës ambasadorit amerikan, hyn

Basha s'i hap derën as zëvendës ambasadorit amerikan, hyn

Basha s'i hap derën as zëvendës ambasadorit amerikan, hyn

Basha s'i hap derën as zëvendës ambasadorit amerikan, hyn