Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplas nxënësin, e braktis në mes të rrugës

Një makinë në Berat  ka shtypur një gjimnazist nga shkolla "Kristaq Capo"  dhe është larguar nga vendngjarja, duke braktisur në rrugë nxënësin 16-vjeçar.

"Sot rreth orës 11:45  në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip "BMW", ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes", njofton policia.

16-vjeçari është është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore dhe  jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se se shoferi i makinës është identifikuar dhe arrestuar.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenti.