Basha i kyç derën edhe anëtarëve të FRPD: Situatë e turpshme, nuk janë të rinjtë rreziku
Lulzim Basha i ka mbyllur dyert e selisë edhe përfaqësuesve të FRPD.
Ata nuk janë lejuar të hyjnë në seli ditën e sotme, për të zhvilluar mbledhje. Një nga anëtaret e FRPD-së u shpreh se ajo që po ndodh me selinë, mbyllja e dyerve për të rinjtë është e paprecedentë.
"Kjo është një situatë e turpshme që ka ndodhur për herë të parë në kaq vite që ne angazhohemi dhe nuk lejohemi të futemi në seli. Kjo seli nuk është pronë e askujt, është pronë e demokratëve, e të rinjve dhe t'i mbyllësh derën të rinjve është një situatë e paprecedent, e turpshme. Është hera e parë që ne përballemi me këtë situatë.
Gazment Bardhi deklaroi dje, 5 janar se duhet njoftuar administrata e selisë për të hyrë brenda.
Po anëtarët e FRPD nuk mendojnë kështu.
"Nuk ka nevojë të njoftohet administrata, ne kemi hyrjen tonë për të hyrë në zonat e PD-së. Nëse është bërë deklarata që këto dyer mbyllen për tu mbrojtur kjo seli, nuk besoj se jemi ne rrezik, një grup të rinjsh që duam të bëjmë mbledhje organizative.
A do të jetë Forumi në datën 8 janar në protestë?
"Patjetër që do të jetë."
