Ju flet Moska - Banka të cilën po e mbron prokuroria në çështjen "Telebingo" dhe roli i lali Erit
Banka të cilën po e mbron prokuroria në çështjen "Telebingo" dhe roli i lali Erit ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Çështja kryesore këtë vit është se çfarë do të ndodhë në datën 8 janar në PD, a do ta marrë Berisha selinë, apo do ta mbajë Basha. Pra, në vitin e nëntë të qeverisë në pushtet është se çfarë po ndodh në opozitë.
Të gjithë këto bëhen që të fshihen ca të vërteta. Prokuroia kërkoi arrestime të 20 personave të një kompanie që bënte telebingon në vendin tonë. Njëri prej tyre Alban Dabulla që është djali i Arta Dades.
Këtë të fundit ka dashur që të bëjë lali Eri ambasadore në SHBA. Ai është edhe miku i Dabullës. Këtë gjë Edi Rama nuk e pranoi, por ia bëri edhe djalin të pandehur. Kërkesa për arrestin e Dabullës është kërkesë për arrestimin e Veliajt. Ata i kanë pasur të gjitha punët bashkë.
Është zbuluar se nga viti 2018 kompania që bënte telebingon nuk ka emëruar administrator. Administratori i fundit ka qenë edhe punonjës i lartë në bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër telebingo bëhet çdo javë dhe qarkullojnë paratë që mblidhen.
Ndërkohë të gjitha veprimet e bankës që janë bërë pas mbarimit të mandatit të administratorit të kompanisë janë të kundraligjshme. Prandaj edhe prokuroria duhet të kishte filluar hetimet ndaj kësaj banke.
Nëse prokuroria e ka mbrojtur bankën, sepse nuk ka ndonjë njoftim për bankën. Nëse dilte edhe banka në këtë hetim do të dilte pastaj një grup i strukturuar kriminal.
