Demokratët e Berishës shkojnë në PD, Basha kyç derën e pi kafe në lokal/ Strazimiri: E ka grurë me regjimin, s'ka plan të bëjë betejë

Ndërkohë që përfaqësuesit e Grupit të Rithemelimit po flisnin për mediet, Lulzim Basha qëndronte i ulur në lokalin brenda ambienteve të selisë.

Gent Strazimiri u shpreh se "Basha nuk ka punë tjetër veçse të pijë kafe."

Pavarëisht se një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 premtoi betejë kundër regjimit, Strazimiri tha se Basha nuk ka ndërmend ta fillojë këtë betejë pasi e ka grurë me regjimin e Edi Ramës.

Strazimiri: Më 26 prill të 2021 premtoi betejë pa kompromis. Ky oborr këtu është oborri i shkretëtisë së madhe, kjo godinë është godina e zbrazëtisë së madhe. Sot në qoftë se do të ishim në betejë, në qoftë se ky do kishte ndërmend të bënte betejë nuk do ishte në kafe. Nuk i thërret gazetarët në zyrë që mos shohin sekretet që ka brenda për brenda godinës.

Poll

Sot ky oborr duhet të gumëzhinte nga demokratët në betejë kundër regjimit, sot asnjë demokrat nuk do duhej të kishte dilemën i hapet apo jo dera e shtëpisë së tij. Kjo është strategjia që ka dhe mënyra se si ka ndërmend ta drejtojë opozitën. Kjo godinë e mbyllur në këtë mënyrë tregon frikën e tij nga demokratët, jo nga regjimi. Ky me regjimin e ka grurë."

Demokratët e Berishës shkojnë në PD, Basha kyç

Demokratët e Berishës shkojnë në PD, Basha kyç