Policia e Shkodrës gjen "BMW X5" dyshohet se u përdor nga atentatorit e Vincenc Pirolit

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një automjet BMVV X5 e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes së 34 vjeçarit Vinçens Piroli, person me precedent penalë. Sipas policisë brenda mjetit janë gjetur edhe disa materiale të tjera të cilat janë dërguar për verifikim në laboratorin e policisë kriminale ndërkohë që ngjarja e disa ditëve më parë ka mbetur pa autor.

Një ditë pasi policia e Shkodrës i procedoi penalisht Vinçens Pirolin dhe Marjan Marku për moskallëzim krimi dhe veprimeve që pengojnë të vertëtën hetuesit kanë rënë në gjurmë të një automjeti të braktisur i gjetur në Shkodrës që mendohet se është përdorur në atentat.

Makina e markës Bmw x5 u zbulua pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia e cila ka përdorur përgjime ambientale, e telefonikë. Automjeti është sekuestruar dhe dërguar brenda drejtorisë së policisë së Shkodrës ku pritet t'i nënshtrohen një kontrolli daltiloskopik për gjurmë gishtash dhe prova të tjera. Burimet i thanë Ora News së brenda automjetit të braktisur janë gjetur edhe disa materiale të tjera të cilët dyshohen i përkasin autorëve të plagosjes së 34 vjeçarit Piroli.

Pasi u sulmua me armë në Shkodër ai shkoi i plagosur në spitalin e Lezhës, duke vështirësuar kështu hetimet ndërkohë që policia gjeti një predhë plumbi në urën e Baçallekut e cila është dërguar për analizë. I plagosuri Vinçens Piroli vijon të qëndrojë në spitalin e Traumës në kryeqytet i rrethuar me forca policie. Deri më tani para hetuesve ai nuk ka dhënë dëshmi të saktë për atë së çfarë ndodhi mbrëmjen e datës 3 janar. Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe Marjan Marku i cili e transportoi 34 vjeçarin në spitalin e Lezhës.

Policia e Shkodrës gjen "BMW X5" dyshohet se u përdor nga