Meta dekreton Ylli Pulaj Komandant të Forcave Ajrore, Bilbil Bitri merr gradën “Gjeneral Brigade”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2022, 09:51
Presidenti i Republikës emëron Gjeneral Brigade Ylli Pulaj Komandant të Forcave Ajrore. Pulaj ka mbajtur detyrën e zëvendëskomandantit te Forcës Ajrore
Gjithashtu kreu i shtetit i dha gradën “Gjeneral Brigade” drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bilbil Bitrit.
Për të dy emrat është bërë propozimi nga Ministria e Mbrojtjes më 31 dhjetor 2021 ndërsa presidenti Ilir Meta firmosi dekretin më 5 janar 2022.
