Policia në kërkim të dy adoleshenteve. Njëra iku nga fshati "SOS", tjetra nga shtëpia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2022, 11:44
Dy adoleshente janë larguar nga banesa prej 5 janarit dhe policia po punon për gjetjen e tyre. Bëhet fjalë për një vajzë 18 vjeçare, largimin e të cilës e ka denoncuar e ëma dhe një vajzë 17 vjeçe e cila është larguar nga fshati SOS.
Për këtë të fundit ka bërë denoncimin një punonjëse.
“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në "SOS", ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
