Dita e Ujit të Bekuar/ “Gara” në ujërat e ftohta për Kryqin e Shenjtë në Sarandë, e kap 42-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2022, 10:50
Dita e sotme, 6 janar, simbolizon ditën e "Ujit të Bekuar", ku besimtarët ortodoksë mblidhen për të festuar dhe sipas traditës të rinjtë garojnë për të kapur kryqin që hidhet në ujë nga një prift.
Kjo ditë është festuar edhe në Sarandë, ku ceremonia e hedhjes së kryqit u zhvillua në portin e qytetit. Kryqi fatsjellës u kap nga 42 vjeçari, Luka Todhëri.
42-vjeçari shprehet i lumtur për kapjen e kryqit, duke u uruar të gjithëve mbarësi dhe paqe.
"Është hera e shumtë që hidhem për kryqin. Jam ortodoks praktikant, felenderoj Zotin që më bekoi, duke marrë kryqin kësaj radhe. Uroj paqe, mbarësi, shëndet, kalim sa më të lehtë të pandemisë dhe larg mëkatëve. Për shumë vjet të gjithëve."



