Grupi i rithemelimit rikthehet në PD, Basha s'u hap derën. Bumçi: Të dielën çlirojmë bunkerin
Grupi i Rithemelimit të PD-së ditën e sotme ka shkuar sërish në selinë e PD-së. Grupi i Rithemelimit e quan bunkerizim të selisë mbylljen e dyerve nga zoti Basha.
Zoti Aldo Bumçi nga selia u shpreh se ishte caktuar një mbledhje pune dhe vend tjetër për ta bërë veç shtëpisë së tyre ( që është PD) nuk ka.
Bumçi: Kjo shtëpi është e mbyllur, është kthyer në një bunker. Një parti që nuk ka qenë e mbyllur në këto 30 vjet asnjëherë, as në ditët më të vështira, ka qenë një derë e hapur përherë. Për herë të parë në 30 vjet, partia e Bashës ka mbyllur dyert, është kthyer në një bunker. Kujt i shërben kjo? Kujt i shërben që opozita të kthehet në burg?
Nuki shërben akujt përveç Bashës që të mbajë karrigen e tij dhe Edi Ramës. Ky turp, kjo shëmti, është kriminale për të zhdukur opozitën. Por opozita është gjallë. Opozita është në këmbë dhe ditën e shtunë do ta çlirojë këtë bunker.
