Gjendet e djegur "Audi Q7", dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit në Vlorë. Brenda dhe dy krehëra kallashnikovi
Makina luksoze “Audi Q7” që u gjet sot e djegur në fshatin Trevllazën dyshohet se mjeti që u përdor për atentatin ndaj 36 vjeçarit Diego Hanaj, mbrëmjen e 5 janarit 2022 në Vlorë.
"Makina është gjetur në një rrugë dytësore në fshatin "Trevëllazër" Vlorë dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes", informoi paraditen e sotme policia e Vlorës.
Brenda saj u gjetën dy krehëra kallashnikovi, por jo arma e zjarrit që u përdor për sulmin ndaj 36 vjeçarit në derë të shtëpisë në lagjen "Pavarësia"
Mjeti tashmë është në duart e ekspertëve kriminalistikë të cilët do tentojnë të gjejnë aty dhëna që mund ti çojnë tek autorët që ende mbeten të lire.
Një ditë më pas gjurmët e gjakut në trotuar dhe shenja plumbash që veç 36 vjeçarit Diego Hanajt që ishte objektiv mund të kishin shkaktuar viktima të pafajshëm.
Për zbardhjen e dinamikës së atentatit dhe identifikimin e autorëve, policia e Vlorës mësohet se ka sekuestruar disa kamera sigurie. Një nga të cilat mësohet se ka filmuar sulmin ndaj 36 vjeçarit.
Dinamika, si ndodhi atentati
Hanaj ka qenë duke pirë kafe disa minuta përpara ngjarjes teksa një automjet i dyshuar Audi e ka pritur tek hyrja e pallatit të tij në lagjen "Pavarësia", Vlorë.
Sapo Hanaj po shkonte për në banesë nga automjeti janë ulur xhamat është nxjerrë një armë e llojit pistolet dhe është qëlluar drejt tij. Fatmirësisht Hanaj e ka vënë re pistoletën dhe ka filluar të vrapojë deri tek marketi pak metra më tutje. Në drejtim të tij mendohet të jetë shtënë rreth pesë herë.
Një plumb e ka kapur në dorë, një tjetër tek xhamat e një ndërtese ndërsa një plumb tek xhami i marketit në fjalë, kur Hanaj ka shkuar tek marketi automjeti është larguar.
Kamerat e marketit kanë fiksuar pjesën ku Hanaj vrapon në drejtim të marketit, por pa fiksuar automjetin, i cili besohet se është larguar në drejtim të rrugës Transballkanike për të pasur mundësi të humbasë gjurmët dhe ti shpëtoj policisë.
10 dëshmitarë
Hanaj është çuar në spital nga persona që ishin aty pranë teksa edhe policia është lajmëruar nga banor të lagjes të terrorizuar për ngjarjen. Mendohet se rreth 10 persona janë pyetur për ngjarjen, disa prej tyre të shoqëruar edhe në komisariatin e Vlorës janë dëshmitarë okularë të cilët kanë parë ngjarjen dhe mund të kenë më shumë të dhëna, raporton Ora News.
Dëshmia e Hanajt
Në dëshminë e tij të parë në policia Hanaj ka treguar se s'ka mundur ti njoh autorët. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes apo konflikteve të kohëve të fundit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.
Ndërkohë pronari i marketit i cili ka parë edhe një pjesë të ngjarjes pohon se nuk ndihet i rrezikuar, ndërkohë që mundohet të ngjisë me skoc xhamat të cilët janë thyer nga plumbat./Ora News/

