Autorët me makinë e pritën në hyrje të pallatit, qëlluan 5 herë. Zbardhet dinamika e atentatit në Vlorë

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 5 janarit në Vlorë ku mbeti i plagosur në dorë 36 vjeçari Diego Hanaj.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Pavarësia", Vlorë.

Hanaj ka qënë duke pirë kafe disa minuta përpara ngjarjes teksa një automjet i dyshuar Audi e ka pritur tek hyrja e pallatit të tij në lagjen "Pavarësia".

Sapo Hanaj po shkonte për në banesë nga automjeti janë ulur xhamat është nxjerrë një armë e llojit pistolet dhe është qëlluar drejt tij. Fatmirësisht Hanaj e ka vënë re pistoletën dhe ka filluar të vrapoj deri tek marketi pak metra më tutje. Në drejtim të tij mendohet të jetë shtënë rreth pesë herë.

Një plumb e ka kapur në dorë,  një tjetër tek xhamat e një ndërtese ndërsa një plumb tek xhami i marketit në fjalë, kur Hanaj ka shkuar tek marketi automjeti është larguar.

Kamerat e marketit kanë fiksuar pjesën ku Hanaj vrapon në drejtim të marketit, por pa fiksuar automjetin, i cili besohet se është larguar në drejtim të rrugës Transballkanike për të pasur mundësi të humbasë gjurmët dhe ti shpëtoj policisë.

10 dëshmitarë

Hanaj është çuar në spital nga persona që ishin aty pranë teksa edhe policia është lajmëruar nga banor të lagjes të terrorizuar për ngjarjen.

Mendohet se rreth 10 persona janë pyetur për ngjarjen, disa prej tyre të shoqëruar edhe në komisariatin e Vlorës janë dëshmitarë okularë, të cilët kanë parë ngjarjen dhe mund të kenë më shumë të dhëna.

Dëshmia e Hanajt

Në dëshminë e tij të parë në policia Hanaj ka treguar se s'ka mundur ti njoh autorët. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes apo konflikteve të kohëve të fundit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.

Ndërkohë pronari i marketit i cili ka parë edhe një pjesë të ngjarjes pohon se nuk ndihet i rrezikuar, ndërkohë që mundohet të ngjisë me skoc xhamat të cilët janë thyer nga plumbat.

Autorët me makinë e pritën në hyrje të pallatit,

/Ora News/