"Të vrasin në mes të ditës" Sa të sigurt ndihen qytetarët në Shqipëri? Ke frikë të dalësh, vriten priten të gjithë

Plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë mbrëmjen e 5 janarit, atentati në Don Bosko para dy ditësh,  e shumë  raste të tjera janë disa nga vrasjet që kanë tronditur vendin tonë kohët e fundit.

A ndihen të sigurt qytetarët në Shqipëri? Sa i sigurt është vendi ynë për fëmijët?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në ekranin e RTV Ora.

Qytetarët shprehen të pasigurt për vendin tonë, ata thonë se kanë frikë të dalin.

Disa mendime nga qytetarët:

"Shqipëria është vendi më i pasigurt, del natën dhe ke frikë nëse do kthehesh sërish."

"Shumë vend i  sigurt, vriten priten të gjithë. Dhe me shpulla ta godasin fëmijën tim, e këshilloj të thojë faleminderit e të kthehet në shtëpi."

"Drejtësia këtu ka mbaruar, ka ardhur fundi."

"Largohuni sa më shpejt, nuk është vend i sigurt."

"Shiko punën tënde dhe nuk të bie askush në qafë."