Teste false covid-19, arrestohet pronarja e agjencisë së udhëtimit Durrës

Pronarja e një agjencie udhëtimi në Durrës është arrestuar për falsifikim të testeve të Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Policia kishte informacion se një kompani udhëtimi falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë dhe organizuan operacionin e koduar “Testet”

Në prangat e policisë së Durrësit kanë rënë 56 vjeçarja banuese në Durrës e identifikuar me inicialet A.R.  

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, u kapën dhe u proceduan penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.