Burri me të dashurën i vjedh kushërirës nga Peshkopia çantën me miliona lekë e bizhu, shpallen në kërkim

Një 36 vjeçar me të dashurën e tij ka organizuar vjedhjen e valixhes me para e bizhuteri të kushërirës së tij, bën të ditur policia.

Ata janë shpallur në kërkim.

"36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Q. H., ka organizuar vjedhjen e valixhes" informon policia e Tiranës

Ne autobus të dyja

Policia nuk bën të ditur datën por tregon skemën

 E dashura e tij është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte kushërira dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.



Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.

Shpallen në kërkim dy autorët e vjedhjes: 
L. D., 36 vjeç banues në Tiranë,
Q. H., 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër. 

Komisariati i Policisë Nr. 4 thotë se vjedhja është dokumentuar me prova ligjore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.