I hedhin lëndë plasëse para portës së banesës në Vorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2022, 23:32
Një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale para portës së banesës së një shtetasi mbrëmjen e 5 janarit 2022.
Ngjarja është shënuar rreth orës 22:00 në fshatin Muçaj të Vorës. Policia informon se fatmirësisht nuk ka dëme as në njerëz e as materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Banesa ishte e shtetasit V. K..