Dhunonte dhe kërcënonte të ëmën për para, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për dhunë, kanosje dhe zhvatje të nënë ssë tij.
I riu shqiptar, banues në Umbertide,dyshohet se ka sulmuar disa herë nënën e tij, duke u detyruar ti plotësojë kërkesat e vazhdueshme për para.
Një muaj më parë gruaja iu drejtua karabinierëve pas një kërkese tjetër për para nga djali i saj, i cili, kur ajo refuzoi, e kishte kërcënuar me vdekje, duke prishur shtëpinë, duke thyer mobilje dhe elektroshtëpiake.
Vetëm falë policisë u bë e mundur të shmangen pasoja më të rënda. I riu u arrestua por gjykata vendosi ti lehtësonte masën kufizuese duke e urdhëruar të riun të largohej nga shtëpia e familjes dhe të mos i afrohej më nënës së tij.
Nga hetimet e mëpasshme të karabinierëve, megjithatë, rezultoi se kërkesat për para dhe keqtrajtimi vazhdonin prej disa kohësh, me sulme të vazhdueshme dhe qëndrime të dhunshme.
Në këtë pikë, Prokuroria Publike e Perugias i kërkoi gjyqtarit hetues masën e paraburgimit në burg, duke hipotezuar edhe krime të rënda si zhvatja.
Kërkesa që u pranua nga gjyqtari. Kështu karabinierët u paraqitën në shtëpinë e 28-vjeçarit dhe e arrestuan. Ai u dërgua më pas në burgun e Capannes.
Horoskopi 6 Janar, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
5 Janar, 22:12

