Të tjera pista: Dyshohet se daja i viktimës mund te ketë qenë objektivi i atentatit në "Don Bosko"
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i ndodhur pasditen (16:15) e 4 janarit 2022 në një lokal në "Don Bosko" ku 1 person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën.
Erion Çela 35 vjeç humbi jetën dhe u plagosën Azbi Selimaj, 19 vjeç, Edmond Crroj, 41 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Arben Dani 46 vjeç.
19-vjeçari Azbi Selimaj punonte si kamarier në lokal.
Një tjetër pistë hetimi nga ana e policisë është edhe e kaluara e dajës së viktimës, Edmond Crroj, i cili më herët ka mbajtur emrin Adriatik.
Një nga pistat ku po hetohet është dyshimi se vëllezërit Çela mund të kenë qenë shënjestra e atentatit.
Por, gjithashtu dyshohet se shënjestra mund të ketë qenë edhe 41-vjeçari Crroj i cili është me precedentë të mëparshëm penalë në trafikun e lëndëve narkotike, i dënuar jashtë vendit
Dyshohet se Crroj mund të ketë qenë edhe shënjestra e këtij atentati. Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se targat e makinës së përdorur nga autorët, janë të vjedhura dhe i përkasin një makine tip "Smart."
Sipas dëshmive, "Benzi" me të cilin lëviznin autorët ka ardhur nga spitali Ushtarak, ka qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit dhe më pas është kthyer e ka lëvizur sërish drejt spitalit Ushtarak.
Nga ana e policisë po hetohet e kaluara e Edmond Crroj, 41 vjeç.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe ka ngritur pika kontrolli në pikat hyrëse e dalëse të Tiranës.

