Atentat në Tiranë: 1 i vrarë dhe 4 të plagosur në një lokal në "Don Bosko"

Tirana tronditet nga një atentat të ndodhur pasditen e 4 janarit 2022 në rrugën "Don Bosko".

Një person humbi jetën ndërsa 4 u plagosën. Policia tha se rreth orës 16:15 minuta është qëlluar me armë zjarri nga jashtë lokalit, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Dyshohet se autorët që sipas Ora News kanë qenë 3.

Pasi kanë qëlluar me breshëri automatiku janë larguar me një benz të zi në drejtim të Laprakës

Eshtë vrarë Erion Çela, 35 vjeç

Janë plagosur: 
Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës është prekur në fytyrë dhe këmbë.

Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimes, i plagosur në bark e këmbë 
Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull

Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë

Ata kanë qenë të ulur në tavolinë me vëllezërit Çela. Për ta policia ka thënë se nuk kanë precedent penalë ndërsa për dajën ka precedentë penalë. Mjeti i autorëve i cili rezulton i vjedhur është larguar në drejtim të Laprakës pas krimit.  


18:29 Mes të plagosurve dhe daja i viktimës, makina e autorëve e vjedhur

Edmond Crroj, njihej si Adriatik dhe është daja i viktimës dhe ishte me precedentë të mëparshëm penal për trafik droge jashtë vendit meson Ora News. 

Drejt lokalit u qëllua nga një automjet tip "Benz" dhe rezulton se targat e makinës ishin të vjedhura nga një makinë tip "Smart" në Tiranë.

Gjithashtu edhe makina e autorëve rezulton të jetë e vjedhur.  Drejt tyre është qëlluar nga një person i cili ndodhej brenda mjetit në lëvizje.


 

Ora 18:02 19-vjeçari i plagosur në shpatull është kamarieri i lokalit

19-vjeçari, Azbi Selimaj i cili u dëmtua në shpatull ishte kamarier në lokal.

Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, ndërsa vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Policia ka sekuestruar gëzhojat që janë gjetur në vendngjarje.


17:44 Vëllezërit Çela dyshohet se ishin objektiv i atentatit në "Don Bosko" 

Objektivi i atentatit të sotëm me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur në "Don Bosko" dyshohet se kanë qenë vëllezërit Çela,

Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, ndërsa vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe në fytyrë mëson Ora News.


Ora 17:30 Breshëri drejt lokalit, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në këmbë, bark, shpatulla dhe fytyrë

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15 në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetasit.

Fatkeqësisht viktima Erion Çela ka mbetur i vrarë në vend si pasojë e të shtënave që dyshohet se kanë ardhur nga armë të tipit Kallashnikov.

Ndërkohë, janë plagosur në këmbë Arben Dani 46 vjeç, ndërsa Azbi Selimaj 19 vjeç është plagosur në shpatull.

Blerim Çela, 28 vjeç, i vëllai i viktimës është plagosur në këmben e djathtë dhe në fytyrë nga plumbat, ndërsa Edmond Crroj 41 vjeç është plagosur në këmbë dhe bark.


Ora 17:22 Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në "Don Bosko", në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Ora 17: 11 Ora News mëson identitetin e viktimës 

Gazetari Elton Qyno bën me dije se viktima është Tiku allias Erion Çela, i cili ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe, ndërsa 4 të plagosurit janë Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç ( vëllai i viktimës) dhe Edmond Crroj 41-vjeç. 


Ora 17:03 Autorët u larguan me "Benz" drejt Laprakës

Ora News mëson se  autorët larguar me një mjet tip "Benz" të zi në drejtim të Laprakës. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po mbledhin çdo provë të mundshme për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.


Ora 16:30 Te shtena me arme ne "Don Bosko" 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:30 në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Filandos" në "Don Bosko."

Dyshohet se nga të shtënat 3 shtetas janë plagosur.

Njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Nga videot e siguruara nga Ora News, shihet se policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.