Durrës, automjeti përplas për vdekje një këmbësor

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjiri i Lalëzit në Durrës.

Një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën ky i fundit.

“Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasoje e përplasjes ka humbur jetën.” - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.