Tiranë, vdes në makinë 72-vjeçarja, dyshohet për arrest kardiak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 18:36
Një 72-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në një makinë në rrugën e “Kavajës” në Tiranë.
Shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe dyshohet se ka vdekur nga arresti kardiak, pasi në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e "Kavajës", në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

