Atentati në Tiranë/ Policia: Autorët qëlluan drejt tavolinës ku ishin të ulur 5 persona, 1 i vdekur, 4 plagosen
Kryeqyteti u trondit rreth orës 16:15 te 4 janarit 2022, nga breshëria e plumbave në drejtim të një lokali në "Don Bosko."
Sipas policisë, 5 persona ishin duke pirë kafe në lokal, kur u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë tip "Mercedes Benz" i zi në lëvizje.
Si pasojë 1 person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën.
Burime për Ora News bëjnë me dije se viktima është Erion Çela, 35-vjeç.
Të plagosurit janë Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç ( vëllai i viktimës) dhe Edmond Crroj 41-vjeç.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak i policise i shperndare ne oren 17:22
Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në "Don Bosko", në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

