Berisha për ngjarjen në Don Bosko: Shteti në duart e bandave, Rama mburret se kriminelet po vrasin njeri-tjetrin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

Berisha shkruan në Facebook se rendi është në duart e narko-shtetit e bandave, duke theksuar se Ram do të mburret se ka rend e se kriminelët vrasin njëri-tjetrin.

Berisha: Breshëri kallashi, 1 i vdekur dhe 4 te plagosur ne një lokal ne Tirane. Rendi ne narkoshtetit është ne duart e bandave te tij. Miq, mediat njoftojnë se rreth orës 16:00 ne Don Bosko u qellua me breshëri kallashi drejt një lokali nga te cilat mbeti i vdekur qytetari Erion Çela dhe mbeten te plagosur katër qytetare te tjerë! Vrasësit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur se shpejti narko-policia do na njoftoj se gjeti diku një makine te djegur. Kurse kreu i meduzës do mburret se rendi është i garantuar dhe se kriminelet po vrasin njeri tjetrin. E vërteta është se ne narkoshtet ligji dhe rendi janë ekskluzivitet i bandave te lidhura me qeverinë!