“Rithemelimi i PD-së” i përgjigjet Bashës: I kapur peng, do të zëvendësojë partinë me brava, shula e vula
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 16:55
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka reaguar pas deklarata të kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, i cili tha se kriminelët nuk mund të lejohen në PD.
Ky komision i është përgjigjur me drejtoreshën e komunikimit, Floriana Garo e cila thekson se kjo hera e parë në historinë e demokracisë kur dikush kërkon te zëvendësojë kuvendin, anëtarësinë dhe partine me hekura, brava, shula dhe vula.
“Hera e parë në historinë e demokracisë kur dikush kërkon te zëvendësojë kuvendin, anëtarësinë dhe partine me hekura, brava, shula dhe vula! Deputeti Lulzim Brava është sinonim i humbjes seriale dhe pazareve! Ai është shëmbëlltyra e një opozite te kapur peng. Kjo do marre fund në datë 8 Janar!”

