Aksident në Korçë: Polici po kontrollonte një mjet, përplaset nga Benz-i tip ML
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë.
Një automjet ka përplasur një punonjës policie të qarkullimit.
Punonjësi u transportua drejt spitalit të Korçës dhe raportohet së është jashtë rrezikut për jetën, por raportohet se polici ka thyerje të këmbës së majtë.
Punonjësi i policisë ka qenë duke kontrolluar një automjet i cili ka qenë jashtë rrugës, një ML me shpejtësi e ka goditur.
"Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip "Benz", ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë. Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën." - njofotn policia.
Drejtuesi i mjetit u ndalua dhe po shoqërohet në komisariat.
Policia në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

