Atentati në "Don Bosko": Njëri prej të plagosurve daja i viktimës, Makina e autorëve e vjedhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 18:24
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme ku humbi jetën Erion Çela 35-vjeç dhe u plagosën Azbi Selimaj, 19 vjeç, Edmond Crroj, 41 vjeç, Blerim Çela, 28 vjec dhe Arben Dani 46 vjeç.
Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se viktima ishte me origjinë nga Dibra.
Ndërkohë, Edmond Crroj është daja i viktimës dhe ishte me precedentë të mëparshëm penal për trafik droge jashtë vendit.
Drejt lokalit u qëllua nga një automjet tip "Benz" dhe rezulton se targat e makinës ishin të vjedhura nga një makinë tip "Smart" në Tiranë.
Gjithashtu edhe makina e autorëve rezulton të jetë e vjedhur. Drejt tyre është qëlluar nga një person i cili ndodhej brenda mjetit në lëvizje.

