Dyfishohen rastet me Covid në Shqipëri/ 801 të infektuar dhe 2 humbje jete në një ditë, mes viktimave një 33-vjeçar nga Elbasani

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 801 raste të reja me Covid, nga 5,166 testime të kryera në total.

Një numër më shumë se dy herë më i madh nga rastet pozitive me Covid (335 raste pozitive),që u konfirmuan ditën e djeshme, 3 janar.

Mësohet se sot, 4 janar, dy persona kanë humbur jetën, bëhet fjalë për një qytetar nga Elbasani 33 vjeç dhe  një qytetar nga Vlora 73 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërsa 351 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol, Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Statistika (04 Janar 2022)

Raste të reja ditore         801

Të shëruar në 24 orë       351

Të shtruar në spitale       113

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 5,166

Testime totale              1,495,002

Raste pozitive                 212,021

Raste të shëruara           201,748

Raste Aktive                        7,049

Humbje jete                         3,224

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,326

Fier                 711

Durrës             645

Shkodër          451

Elbasan           441

Vlorë                433

Berat               284

Gjirokastër     225

Lezhë              213

Korçë               143

Dibër                106

Kukës               71