Vrasja në Don Bosko, dyshohet për 3 autorë, të plagosurit tek “Trauma”, viktima në morgun e QSUT-së
Një breshëri me kallashnikov ka lënë një të vdekur dhe 4 persona të plagosur ditën e sotme në zonën e “Don Boskos”.
Ndërkohë gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bëri me dije se Trupi i pajetë i viktimës Erion Çela është marrë nga ambulanca e murgut dhe po transportohet drejt spitalit Nënë Tereza për të kryer disa analiza mjeko-ligjore.
Ai shtoi se të plagosurit e tjerë kanë plagë më të lehtë në trup, ndodhet në spitalin e “Traumës” ku i janë nën shtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbave
Vatnikaj: Trupi i pajetë i viktimës Erion Çela është marrë nga ambulanca e morgut dhe po transportohet drejt spitalit Nënë Tereza për të kryer disa analiza mjeko-ligjore, ndërsa të plagosurit e tjerë kanë plagë më të lehtë në trup, ndodhet në spitalin e “Traumës” ku i janë nën shtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbave. Nga ana tjetër janë marrë të dhëna në vendin e ngjarjes, kur janë sekuestruar gëzhoja të cilët dyshohet se i përkasin autorëve. Sipas policisë janë 3 autorë, një person ka qenë shofer i Benz-it të Zi dhe dy të tjerë kanë shtënë me armë nga brenda makinës.
Ngjarja ka marrë edhe vëmendjen e policisë së shtetit për të identifikuar edhe autorët e ngjarjes. Në të gjithë Tiranën janë ngritur pika postblloku, pasi makina që kanë përdorur autorët është larguar drejt zonës së Laprakës. Nuk dihet akoma nëse ka të ndaluar lidhur me këtë ngjarje.

