Goci: PD mund të shkojë në përplasje fizike, janë komplikuar interesat, është futur edhe pushteti
Në një intervistë për RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh se në PD nuk është një situatë e kollajtë, pasi ka dy palë kundërshtare.
Ai tha se problemet në PD ekzistojnë dhe nuk i nxori Berisha në pah, duke shtuar se situata është e komplikuar tashmë dhe mund të shkohet edhe në përplasje fizike.
Goci: Në PD nuk është një situatë e kollajtë, pasi kemi kaluar në një situatë ku një palë pretendon se ka shprehur një vullnet me kuvendin dhe referendumin. Ndërsa është një palë tjetër që ka thotë se ka bërë një palë zgjedhje në qershor. Kemi një situatë ku për fat të keq nuk kemi një dinamikë normale dhe një debat, por përballë vullnetit të demokratëve në një Kuvend kemi një nomenklaturë, duke treguar një mendësi të shkëputur të bazës me kryesisë. Ky problem ekziston, nuk është se e nxori Berisha në pah, edhe pse ai ka axhendën e vet.
Ndërkohë pjesa tjetër po i jep disa dritëhije situatës, e cila është komplikuar shumë me interesa dhe se unë e shoh me shumë shqetësim. Mund të shkojë edhe drejt përplasjes fizike. Më shqetëson edhe shumë pjesa e cilët janë ata që po përplasen. Kam parë njerëz me maska mbi tarracën e PD-së që nuk e di se çfarë ruajnë. Aty janë për një skenar dhe me konjuktura që nuk e di. Në një ngjarje që mund të ketë konflikt mes njerëzve të partisë, nuk mund të ketë njerëz me maska, që nuk e di se çfarë interesi kanë. Besoj se këtu brenda është pushteti.
Goci shtoi se PD është në një krizë të thellë dhe kjo nuk diskutohet, dhe se bashkë me të në të tillë gjendje është edhe opozita përballë pushtetit që po bëhet më agresiv.
Goci: Mua më interes lëvizja nga poshtë kur partia ka humbur dy palë zgjedhje të rëndësishme, pasi ka dalë nga institucionet duke ardhur te pasojat e sotme. Nuk mund të thuash se PD është në një situatë normale zgjedhjeje dhe se po shkon drejt pushtetit, duhet të jesh vetëm një idiot që ta thuash. PD është në një krizë të thellë dhe kjo nuk diskutohet. Me të është edhe opozitarizmin në vend. Duke parë sjelljen e opozitës, unë jam i shqetësuar që nuk ka një opozitë kundrejt sjelljes së pushtetit, kur ky i fundit po bëhet gjithmonë dhe më agresiv.


