Detaje nga atentati në "Don Bosko", 19-vjeçari i plagosur në shpatull është kamarieri i lokalit

Ora News mëson detaje të reja nga atentati i ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:30 në një lokal në "Don Bosko" ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën. 19-vjeçari, Azbi Selimaj i cili u dëmtua në shpatull ishte kamarier në lokal.

Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, ndërsa vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe në fytyrë.

Të plagosur kanë mbetur dhe shtetasit Arben Dani 46 vjeç, dhe Edmond Crroj 41-vjeç. Selimaj ndodhej në pjesën e jashtme të lokalit kur është qëlluar me breshëri plumbash. 

Burime bëjnë me dije se drejt tyre është qëlluar nga një automjet tip "Benz" në lëvizje me automatik.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.