Vrasja në "Don Bosko"/ Autorët qëlluan nga jashtë lokalit, Ora News mëson identitetin e viktimës

Ora News mëson identitetin e personit të vrarë nga breshëria e plumbave pasditen e 4 janarit 2022 rreth orës 16:30 në "Don Bosko", Tiranë.  

Gazetari Elton Qyno bën me dije se viktima është Tiku allias Erion Çela, i cili ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe, ndërsa 4 të plagosurit janë Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç ( vëllai i viktimës) dhe Edmond Crroj 41-vjeç.

Burime për Ora News bëjnë me dije se drejt tyre është qëlluar nga një makinë në lëvizje tip "Benz" e cila më pas është larguar në drejtim të Laprakës. Mësohet se autorët qëlluan nga jashtë lokalit.