Ish mbrojtësi dhe komentatori heq mjekrën pas 10 vjetësh, zbulon dramën pas premtimit të bërë

Lele Adani, është ish mbrojtës që sot bën më së miri rolin e komentatorit. Është tepër i famshëm në Itali, ndoshta më i famshëm se kur vishte fanellën e Fiorentinës apo të Interit dhe aktualisht bën analistin dhe komentatorin në Rai.

Por sot me një mesazh në rrjetet sociale, Adani tregoi me foto se ka hequr mjekrën e tij që e mbante prej plot 10 vjetësh. Askush në fakt nuk e dinte arsyen, nuk ishte as për modë e as për mënyrë look-u por diçka shumë e rëndësishme që ai e zbuloi me një mesazh prekës.

 

"Dhjetë vjet më parë, të bëra një premtim, ishte 2 janar 2012, ishe në atë shtrat atë mëngjes. Nuk kishe folur për javë të tëra, por sytë e tu thoshin ende shumë. Ata në fakt thanë gjithçka. Ne kishim kaluar Krishtlindjet e fundit bashke, e dija qe kishe vetem disa ore.Ishe gati te jepje gjestin tend te fundit te dashurise.Nje dridhje, nje levizje.

Krahu te ngrihet, dora jote mbeshtetet ne faqen time te lemuar e te paster.Ti e perkedhel tre herë. Nga buza jote lexova: "Dani im, Dani im, Dani im." Pastaj, e lodhur, kthehesh të pushosh. Fli. Do ta bëje përgjithmonë. Në atë moment të bëra një premtim, sekreti ynë. Pakti: askush nuk do të më përkëdhelte fytyrën për dhjetë vitet e ardhshme: mjekra ime do të izolohej, ruajtur, të mbrojë prekjen tënde të fundit të dashurisë. Sot ua rrëfej të gjithëve marrëveshjen tonë, zbuloj fytyrën time, saktësisht dhjetë vjet më vonë, sa për të lehtësuar dhimbjen që kam ndier dhe ndjej çdo ditë. Nuk është e mundur të mbushësh boshllëkun që le pas, por falë dashurisë mund të të ndjej brenda çdo moment dhe të të gjej në të gjitha gjërat. Mund të flas me ty gjithmonë, çdo ditë, por sot doja të të them vetëm një gjë: Mami e mbajta premtimin."

Postim shumë prekës nga Adani që sigurisht mori mijëra komente dhe mesazhe mbështetëse në statusin e tij të publikuar./Ora News/.