U shtrua para zgjedhjeve të 25 prillit, rruga në "Fresk" sërish mes gropave dhe kanaleve

Banorët në zonën e Freskut duket se nuk po gjejnë qetësi me rrugët.

Kjo është rruga "Muhamed Deliu", e cila u shtrua para zgjedhjeve të 25 prillit, por 10 muaj janë hapur gropa dhe kanalizime.

Ilustrimi elektoral nuk zgjati shumë, por edhe pse u ndërhy për propagandë dhe premtimit elektoral, punonjësit kanë harruar ta përfundojnë projektin siç duhet.

Shqetësues është fakti që edhe pse këto kanale janë hapur prej gati 2 javësh, askush nuk po punon.

Qytetarët thonë se kjo është një skemë për të vjelur paratë e taksapaguesve.

"Është bërë një herë, është riparuar, sërish po riparohet. Këtë punë kanë ata, se me këtë marrin ndonjë çikë se nuk kanë si marrin ndryshe."

"Sa herë është hapur dhe do hapet ajo. Fadroma po rri aty."

"E hapën një herë, e mbyllën, tani e kanë hapur sërish shtrijnë tubat."

Thirrja shkon për Bashkinë, të cilës i kërkojnë që ta shtrojnë sa më parë dhe përfundimisht aksin e tyre.