Motori del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e tensionit, vdes i riu në Kamzë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 14:32
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur "Tre fushat".
Shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Babrru: Mbesa gjen xhaxhanë të vdekur në banesë
4 Janar, 14:24

