"E gjeta më keq se në '88-ën…" Peqini, e vetmja bashki në Shqipëri ku nuk është zbatuar "Rilindja Urbane"
Peqini është i vetmi qytet në Shqipëri i cili nuk është përshirë në projektin e qeverië “Rilindja Urbane”. Qytetarët atje thonë se janë harruar dhe se mungesa e investimeve po e bën të pajetueshëm qytetin e vogël.
Viti 2022 e gjen qytetin e Peqinit si dy dekada më parë.
Investimet e munguara kanë bërë që asgjë të mos ndryshojë për mirë.
"22 vjet emigrant në Greqi, siç kam ikur kështu e gjeta. Asnjëe investim. Më vjen shumë keq. Në 1988 kur ika ka qenë më ndryshe, ka pasur kinema, muzeu, teatër."
Peqini është e vetmja Bashki që nuk ka njohur asnjë investim në kuadër të projektit të ashtuquajtur “Rilindja Urbane”.
Banorët këtu thonë se tashmë i kanë humbur shpresat se një ditë edhe këtu do të bëhet më mirë.
"Asgjë nuk është bërë këtu, siç ka qenë. Populli shumë fukara, nuk ka."
Ata thonë se dita-ditës Peqinit po i largohen edhe njerëzit pasi për të jetuar këtu nuk ofrohet asgjë.
"Nuk ka aktivitete këtu, të harruar nga politika."
Nga ana e saj Bashkia e Peqinit thotë se nuk ka pasur fonde për të kryer investimet dhe me të ardhurat që arrin të mbledhë nga taksat vendore me vështirësi paguan rrogat e punonjësve.

