PD, bunker apo kështjellë lirie? Berisha: Në seli në 8 janar, PD: Nuk e marrin dot kriminelët

Pas Kuvendit të 18 dhjetorit,  Lulzim Basha e ka bërë të qartë se ai është drejtuesi legjitim i Partisë Demokratike, e se Sali Berisha, tashmë është vetëm e histori.

E për të përcjellë këtë mesazh, vitin 2022 e nisi duke i dhënë një pamje të re selisë blu.

Por kundërshtarët të mbledhur në atë që e quajnë Komisioni për Rithemelimin e  partisë, të cilët i kanë lënë 5 janarin si afat për të dorëzuar zyrën, ngrejnë dyshime dhe hodhën akuza se Lulzim Basha po fshihet pas dyerve të blinduara.

"Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me  dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata  qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine" thuhet në deklaratë.

PD, bunker apo kështjellë lirie? Berisha: Në seli në 8
Foto: LSA, Basha duke hyre ne seline PD, 4 janar 2022

 

E menjëherë pas kësaj, mbështetësit e Sali Berishës lajmëruan se protesta e thirrur për në 8 janar, do të nisë në orën 12:00, para Partisë Demokratike. Seli të cilën e cilësojnë të bunkerizuar tashmë.

PD, bunker apo kështjellë lirie? Berisha: Në seli në 8
Foto: LSA, Basha duke hyre ne seline PD, 4 janar 2022

Lulzim Basha, nuk e prishi qetësinë përballë paralajmërimeve të kundërshtarëve brenda familjes politike, duke vazhduar axhendën e tij politike. 

Përballë kësaj situate reagoi zyrtarisht Partia Demokratike, duke theksuar se selia është e demokratëve por jo e kriminelëve që shoqërojnë Sali Berishën.

"Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriket dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista".

Aksioni me protesta i Sali Berishës, dhe gjuha  e  ashpër e Lulzim Bashës, dëshmon se bashkëjetesa mes dy personave që bashkëpunuan gjatë  ka marrë fund dhe tashmë janë në betejën finale, se kush do ta drejtojë Partinë Demokratike.