Babrru: Mbesa gjen xhaxhanë të vdekur në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 14:24
Një 59 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13.45 minuta të 4 janarit 2022 në Babrru. Ai është gjetur pa shenja jete nga mbesa e tij.
"Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore" informon policia e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
