Video/ Real Madrid ende me pushime, e nis me humbje vitin në La Liga
Pas 12 javësh radhazi, Real Madrid rigjen humbjen në La Liga.
Është ndeshja e parë për vitin 2022 për Real Madrid dhe paraqitja ishte tepër zhgënjyese teksa në transfertën me Getafen, djemtë e Ancelottit e pësojnë me një humbje minimale 1-0.
Edhe pse me mungesa të rëndësishme për shkak të infektimit të disa lojtarëve me covid-19, "los blancos" janë larg atij ekipit që mori një seri të gjatë rezultatesh pozitive dhe sot u mundén pas 12 javësh për herë të parë.
Në duelin me Getafen gjithçka u vendos nga një gol në minutën e 9', mé shumë një gabim i mbrojtjes madrilene në fakt dhe që pas rrjetës u luajt pothuajse me një portë.
Të shumtat ishin tentativat e Benzema me shoké të cilët nuk e gjetën dot portën dhe largohen me 0 pikë dhe ndërkohë i japin mundësi Sevillas të afrohet, nëse gjithmon fiton ndeshjen e saj./Ora News/.
