Masat e forta të vaksinimit, Inter-Liverpool luhet në një stadium neutral?!

Shtypi anglez raporton një lajm të bujshëm që po qarkullon në orët e fundit. Uefa duket se po mendon të spostojé disa ndeshje të 1/8 të Champions League në fushë neutrale dhe në fokus janë sfidat Inter-Liverpool në "San Siro" dhe Lille-Chelsea në stadiumin e qytetit francez.
 
E gjithë kjo lëvizje nga Uefa vjen për té shmangur surprizat e pakëndshme për shkak të masave të forta për vaksinimin që janë marrë në Itali dhe në Francë.
 
Në këto dy vende është bërë e detyrueshme për çdo lojtar që zbret në fushë nga 10 janari e pas, që të jetë plotësisht i vaksinuar, edhe nëse lojtarët vijnë për të luajtur për kompeticione të tjera krahas kampionateve vendase.
 
Ose e thënë më shkurt, çdo lojtar profesionist që të luajë në fushën e blertë në Itali ose në Francë, duhet të jetë i vaksinuar me të dyja dozat të paktën. Kjo masë prek më shumë ekipet angleze ku dhe përqindja e lojtarëve të pavaksinuar është tepër e larte dhe kalon 20% të të gjithë futbollistëve në ishull.
 
Duhet pritur edhe vendimi zyrtar nga UEFA pasi rregulli thotë qartë që nëse ekipi ka 13 lojtarë të gatshëm, ndeshja luhet dhe nëse nuk arrihet ky numër atëherë takimi spostohet në një fushë neutrale./Ora News/.