Shkaktoi "tërmet" me deklaratat e tij, Thomas Tuchel ndëshkon keq Romelu Lukakun

Intervista e fundvitit e dhënë nga Lukaku është e destinuar të shkaktojë një reagim të fortë zinxhirë që përfshin vet atë por edhe Chelsean e gjithashtu mund të trondisë merkaton.

Romelu Lukaku nuk do të jetë në ndeshjen e sotme ndaj Liveepool dhe ky është ndëshkimi i dhënë nga Tuchel për bomberin belg.

Lukaku deklaroi se nuk është i lumtur dhe se trajneri luan me një skemë që nuk i përshtatet e madje tha se do të rikthejej me vrap te Interi.

Raportohet se pas kësaj interviste, trajneri gjerman dhe lojtari kanë patur një debat të fortë me tone të ashpra dhe sot ai është dënuar duke mbetur jashtë ekipit.

Ndoshta është vetëm fillimi i një e divorci të bujshëm që mbetet për t'u parë në vijim.

/Ora News/