“PD shpresa e shqiptarëve” Basha: Ëndrra e Ramës për një PD non grata e mori goditjen në 18 dhjetor

Në një dalje nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një PD të damkosur me non grata nga SHBA-të mori goditjen e parë më 9 shtator

Ai tha se Rama ka arsye që të jetë nervoz sepse demokratët janë bashkuar dhe së bashku me shqiptarët do t’i japin fund tranzicionit dhe qeverisë më të korruptuar në rajon.

Basha shtoi se PD e bashkuar nga hijet e të shkuarës dhe hipoteka e të korruptuarve në gjirin e saj, është sot shpresa e gjithë shqiptarëve për ndryshim.

Basha: Ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një PD të damkosur me non grata nga SHBA-të mori goditjen e parë më 9 shtator dhe u bë pluhur e hi në 18 dhjetor ku demokratët zgjedhon të ardhmen. Kështu që Rama ka arsye që të jetë nervoz sepse demokratët janë bashkuar dhe së bashku me shqiptarët do t’i japin fund tranzicionit dhe qeverisë më të korruptuar në rajon.

Po ashtu zgjodhën që t’i japin fund kastës 30-vjeçare dhe pandëshkueshmërisë e korrupsionit. Rolin më të madh në këtë trekëndësh Bermude, Edi Rama është lodhur, por e ka kot me lojëra fjalësh sepse nuk mund ta delegjitimojë PD-në, bashkë me ortakun e tij të fundit, tubin e tij të oksigjenit. PD e bashkuar nga hijet e të shkuarës dhe hipoteka e të korruptuarve në gjirin e saj, është sot shpresa e gjithë shqiptarëve për ndryshim. Është përgjegjësia ime që të këtë shpresë ta jetësojmë sa më parë si një forcë qeverisëse në të mirë të vendit. Rama dhe grupi na bashkoi non grata, që do të zgjedhohet me politikanë të tjerë, janë e shkuara, sepse demokratët kanë zgjedhur të ardhmen.