Basha: Ramës i janë arrestuar dy ministra, duhet të kishte dhënë dorëheqje 5-6 herë e të ishte para drejtësisë
Në një dalje nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se del dhe krenohet Rama që duhet të ishte para drejtësisë, kur i janë arrestuar dy ministra.
Ai tha se një kryeministër normal do të kishte dhënë 5-6 herë dorëheqjen, ndërsa drejtësia do të kishte vepruar së paku 5 ose 6 herë.
Basha: Del dhe krenohet njeriu që duhet të ishte para drejtësisë, kur iu arrestuar ministri i brendshëm, apo ministri tjetër që iu arrestuar për aferën e incineratorëve. Atij i është bërë shteti duke nxjerrë të dhënat me individuale të shqiptarëve, për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit. Ka manipuluar paratë e rindërtimit dhe ato gjatë pandemisë.
Një kryeministër normal do të kishte dhënë 5-6 herë dorëheqjen. Ndërsa drejtësia do të kishte vepruar së paku 5 ose 6 herë. Skandali incineratorëve doli ashtu sikurse e kishim parashikuar mes një lidhjeje mes krimit dhe pushtetit. Po ashtu me një masakër zgjedhore të pa hetuar.
