Incineratorët/ Basha: Drejtësia të mos ndalet te Koka, por të shkojë në kryeministri dhe ministri
Në një dalje nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se më të paguarit në vend janë ata që janë zbuluar janë ata që paguhen nga koncesionet.
Sipas tij, mburoja shtetërore që i është dhënë edhe përmes ministres së Ramës, është provë për opinionin publik për bashkëfajësinë e Ramës.
Basha: Më të paguarit nga ata që janë zbuluar janë ata që paguhen nga koncesionet. Janë njerëzit që paguhen nga njerëzit me taksat më të larta dhe rrogat më të ulta. Nga do të sillet Rama, faktet janë të thjeshta dhe në sytë e shqiptarëve. Më në fund nuk ka nevojë për retorikë, e vërteta është ajo që ne kemi thënë prej vitesh. Skema e incineratorëve është një skemë kriminale bashkëpunimi mes qeverisë dhe mafies së plehrave për të vjedhur paratë e shqiptarëve.
Mburoja shtetërore që i është dhënë edhe përmes ministres së Ramës, është provë për opinionin publik për bashkëfajësinë e Ramës. Drejtësia e ka hedhur një hap të parë, por nuk duhet të mjaftohet me këtë hap të parë, por të procedojë. Njëri me mbiemrin Koka ndodhet në qeli, por pjesa tjetër janë në kryeministri dhe në ministrisë përgjatë bulevardit.
