Berisha optimist: Sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021. Do përballemi dhëmbë për dhëmb me narkoshtetin
Ish kryeministri Sali Berisha udhëtoi sot drejt Vlorës për të festuar 31 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Vlorë.
Në takimin e mbajtur mesditën e sotme rrethuar edhe nga mbështetës të PD-së, Berisha tha se Basha tradhëtoi demokratët për karrigen e tij
Sali Berisha: “Zgjedhjet u zhvilluan me sistemin më antidemokratik të patronazhistëve. U zhvilluan me blerjet masive të votës duke disbursuar në 2 muajt e fushatës mbi 130 milionë euro për zonat e dëmtuara nga tërmeti. U zhvilluan duke disbursuar nga thesari i shtetit 60 mln euro asfalte e zhavorr elektoral në bashkitë sociale. Këto, njeriu që e shpalli masakër elektorale do të shndërrohej në tradhtarin absolut të demorkatëve shqiptarë. Në vend që të merrej me mbrojtjen e votës së demokratëve u mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen.”
Berisha tha se nuk do të arrihet ëndrra për të shuar PD-në pasi ajo pas 18 dhjetorit është ngritur edhe më e fortë në këmbë dhe e vendosur për të përballur dhëmb për dhëmb narkoshtetin.
Sali Berisha: ”Sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021 dhe PD është bërë shembull për shqiptarët.Më 18 dhjetor i pretë biletën njeriut që do të mbetet në historinë politike të vendit Lulzim Bravës.
Këtë vit e mbyllim me një avokate të fuqishme të interesit kombëtar. Një forcë politike e vendosur për tu përballur dhëmbë për dhëmb me narkoshtetin e forcë politike të vendosur të votojë me këmbë e duart e saj në kutitë e votimit. I thotë dinjitetit të njeriut, dinjtet. “
Berisha e mbylli fjalën e tij duke uruar gëzuar vitin e ri një vit që tha do të jetë një vit mrekullie për shqiptarët.
