Lulzim Basha zbret në bazë, turin e takimeve e nis nga Dibra
Lulzim Basha është sot në Dibër. Burime nga PD bëjnë me dije se kreu i selisë blu, ka udhëtuar drejt qarkut veri-lindor me këresë së degës dhe demokratëve të atjeshëm.
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik, por njëkohësisht për të punuar për afrimin edhe të atyre demokratëve që sipas tij u u përdorën nga aksioni politik i Berishës.
“Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim e të bëhemi bashkë”- tha Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Ndërkohë, një nga çështjet që do të jetë në qendër të axhendës politike të Bashës, është Aleanca Qytetare për Demokracinë, tashmë e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit si një organizatë partnere e PD, nëpërmjet të cilës synohet hapja e mëtejshme e PD dhe afrimin me grupe të ndryshme shoqërore, nëpërmjet një dialogu dhe bashkëpunimi që tejkalon marrëdhëniet klasike midis partive politike dhe grupeve të interesit.
Turqia: Gylenistët mund të jenë kërcënim edhe për Kosovën
29 Dhjetor, 08:24
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mësohet se kreu i selisë blu ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD.

